Rexhepi përjashton ndërhyrjen e policisë në veri
Prishtinë, 23 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bajram Rexhepi, përjashtoi përsëritjen e ndërhyrjes së policisë në veri të vendit.
Gjatë një vizite që bëri në fshatin Drenoc të Klinës, ministri Rexhepi tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar të shuhen strukturat paralele serbe në veri dhe të integrohet edhe ajo pjesë e Kosovës.
Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ti shuaj strukturat paralele në veri të Mitrovicës, mirëpo, kjo nuk mund të arrihet pa ndihmën e KFOR-it dhe policisë së EULEX-it, ka theksuar Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë vizitës që i bëri fshatit Drenoc të Klinës.
Por, Rexhepi, ka përjashtuar çdo intervenim të policisë se Kosovës në veri të vendit. Ai tha se Qeveria e Kosovës, është e përkushtur në riintegrimin e veriut dhe të komunitetit serb.
Minsitri Rexhepi, po ashtu, ka dënuar edhe djegjen e dy shëtpive të banoreve serbë, që kishte ndodhur kohë më parë, në fshatin Drenoc të Klinës, dhe ka premtuar ndihmën e Qeverise e Kosovës, në bashpunim më institucionet komunale, se do të punojnë në procesin e kthimit pavarësisht sfidave.
Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka thënë se Policia e Kosovës, ka plan të veçantë për banorët e fshatit Drenoc, më qëllim të ofrimit të sigurisë për këta banorë.
Kryetari i Klinës, Sokol Bashota, tha se aktët e tilla nuk do të arrijnë të ngadalsojnë procesin e kthimit në komunën e Klinës, dhe dëmi i shkaktuar ndaj këtyre dy familjeve do të kompenzohët.