25 Dhjetor 2024

Rexhepi paralajmëron heqjen e bllokadave

Prishtinë, 20 shtator - Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se, këtë javë do të bisedohet lidhur situatën në veri të vendit.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i do të bisedojnë këtë javë se si do të zgjidhet situata në veri.

Do të bisedohet se a duhet dhe kur duhet të niset aksioni për heqjen e barrikadave, ka thënë ministri Rexhepi.

“Duhet të ulen tensionet, jeta duhet t’i kthehet normales. Do të bisedojmë me EULEX-n dhe KFOR-in se çka do të bëjmë me barrikadat”, ka thënë Rexhepi.
“Kjo është përgjegjësi e KFOR-it dhe EULEX-it. Nëse është e nevojshme, do të ofrojmë ndihmën tonë”.

Nëse do të ketë dhunë nga ana e serbëve gjatë heqjes së barrikadave atëherë, ka thënë Rexhepi, - do të marrin të njejtën përdhigje.

“Nëse ndodhin të shtënat, përgjigja do të kthehet me të shtëna, sepse as KFOR-i e as policia e EULEX-it nuk do të rri duarkryq për të parë se çfarë po ndodhë”, përfundoi Rexhepi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)