26 Dhjetor 2024

Rexhepi paralajmëron arrestime, pas heqjes së barrikadave

Prishtinë, 26  tetor - Përfundimi i aksionit në zhvillim për heqjen e barrikadave në veriun e banuar me serbë do të pasohet me dy të tjera. Për të dytin duhen uniformat blu, e i treti është i natyrës civile.
 
Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, ka paralajmëruar aksionin e radhës, atë për sundimin e ligjit në veri, që do ta pasojë këtë për zhbllokimin e rrugëve. Ka thënë se nuk do të vonohen me të.

“Pas heqjes së barrikadave prioritet do të jenë zbatimi i rendit dhe ligjit. Njerëzit që kanë bërë vepra kriminale, për të cilat ka aktakuza dhe fletarrestime, do të vihen para drejtësisë”, i ka thënë “Kohës Ditore” ministri Rexhepi. “Në afatshkurtër s’mund të japim data, sepse duhet të bisedojmë dhe t’i koordinojmë punët. Duhet një plan”.

Në veri të Mitrovicës dhe në tri komunat e tjera të veriut të banuara kryesisht me serbë – Leposaviq, Zveçan e Zubin-Potok – Kosova nuk ka mundur ta shtrijë autoritetin e vet kushtetues, prej më shumë se tri vjetësh që kur ka shpallur pavarësinë.

Në këtë pjesë banorët përfaqësohen nga njerëz që kanë marrë pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve që Serbia ka mbajtur ilegalisht në Kosovë dhe shërbimet publike bëhen nëpërmjet institucioneve publike të Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)