Rexhepi: Operacioni i sotem në veri i suksesshëm
Prishtinë, 16 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), Bajram Rexhepi, ka thënë se në pikat kufitare të veriut të Kosovës gjenden pjesëtarët e policisë dhe të doganës së Kosovës, bashkë me pjesëtarët e EULEX-it.
Rexhepi deklaroi për Tanjugun, se operacioni është zbatuar para orës 8 dhe se bartja është kryer me helikopterë nga baza e KFOR-it në Leposaviq.
Sipas tij, EULEX-i, do të zbatojë pjesën operative të punës, ndërsa zyrtarët kosovarë do të kenë rol teknik.