Rexhepi: Nëse cënohet siguria do të veprojmë

Prishtinë, 18 prill - Parlamenti i Kosovës, ka nisur seancën e jashtëzakonshme, për të diskutuar situatën në veriun e Mitrovicës pas incidenteve të fundit.
Ministri i brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi ka paraqitur para deputetëve situatën në veri të Mitroviçës.
Në fjalën e tij, Rexhepi theksoi nuk përjashtoi një ndërhyrje në veri të Mitrovicës se nëse do të cënohet siguria dhe jeta e qytetarëve të Kosovës.
Nëse do të cënohet siguria e qytetarëve dhe nuk do të ketë reagime KFOR-i dhe EULX-i atëherë ne nuk do të hezitojmë të veprojmë theksoi Rexhepi.
Ai ka theksuar më tej se KFOR-i duhet të mbyllë rrugët alternative hyrjen e grupeve kriminale serbe ilegalisht në Kosovë pasi sipas tij është detyrë e tij.
Gjithashtu Rexhepi ka paraqitur para deputetëve edhe një herë ngjarjen e ndodhur më datën 8 prill ku si pasojë e një shpërthimi në një banesë në veri të Mitrovicës u vra një shqiptar dhe u plagosën 5 pjesëtarë të familjes së tij.
Sipas tij kjo ngjarje është cilësuar si akt terrorist ndërsa shtoi se ngjarja është duke u hetuar nga njësiti anti terrorist i cili është përkrahur edhe nga EULEX-i.
Ndonëse, mekanizmat vendas e ndërkombëtarë të sigurisë thonë se gjendja aktualisht është me e qetë, tensionet mbeten të larta edhe për shkak të paralajmërimit të përfaqësuesve serbë në veri se do të mbajnë zgjedhjet lokale të Serbisë në atë zonë, me gjithë kundërshtimin e Prishtinës por edhe vendimin e Beogradit zyrtar për të hequr dorë prej tyre