17 Maj 2024

Rexhepi në konferencën e Ministrave të Brendshme të EJL-së

Brdo, 1 maj - Në Brdo të Sllovenisë, dje u mbajt Konferenca ministrore e Ministrave të Punëve të Brendshme të Europës Juglindore, e njohur edhe si Procesi i Brdos.

Republika e Kosovës u përfaqësua në këtë konferencë nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Në këtë konferencë ministri Rexhepi ka prezantuar progresin e arritur nga Institucionet e Republikës së Kosovës në zbatimin e agjendës evropiane dhe liberalizimit të vizave, me fokus në politikat e migracionit, luftimit të krimit të organizuar dhe mbrojtjes së dëshmitarëve.

Perveq pjesëmarrjes në konferencë, ministri Rexhepi zhvilloi takime të shumta bilaterale me ministra të vendeve pjesëmarrëse në këtë konferencë.

Një takim të veçantë dhe shumë miqësor, ministri Rexhepi e zhvilloi me ministrin e Brendshëm të Sllovenisë, njëherit nikoqir i takimit rajonal, Vinko Gorenak, me c’rast u diskutua lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Ministri Gorenak premtoi përkrahje në proceset integruese dhe bartjen e përvojes sllovene, tek institucionet e Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)