Rexhepi në konferencën e Europës Juglindore
Kosova po përfaqësohet në këtë konferencë nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
Në këtë konferencë ministri Rexhepi ka prezantuar progresin e arritur nga Institucionet e Republikës së Kosovës në zbatimin e agjendës evropiane dhe liberalizimit të vizave, me fokus në politikat e migracionit, luftimit të krimit të organizuar dhe mbrojtjes së dëshmitarëve. Perveq pjesëmarrjes në konferencë, ministri Rexhepi zhvilloi takime të shumta bilaterale me ministra të vendeve pjesëmarrëse në këtë konferencë.
Ministri Rexhepi e zhvilloi me ministrin e Brendshëm të Sllovenisë, njëherit nikoqir i takimit rajonal, Vinko Gorenak, me crast u diskutua lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Ministri Gorenak premtoi përkrahje në proceset integruese dhe bartjen e përvojes sllovene, tek institucionet e Kosovës.