06 Maj 2024

Rexhepi: Naser Kelmendi do arrestohet nëse ka fletëarrest

Prishtinë, 17 shtator - Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka deklaruar se në rast ka fletëarrest ndërkombëtar për të shumëkërkuarin Naser Kelmendi, i njohur si \"narko - bosi\" i Ballkanit, atëherë ai do të arrestohet nga policia e Kosovës.

Këtë e ka deklaruar Rexhepi i pyetur nga mediat boshnjake, të cilat ditëve të fundit e kanë në qendër të vëmendjes rastin Kelmendi, i cili është në kërkim të vazhdueshëm për tu prangosur, për shkak të dyshimeve dhe akuzave për krim të organizuar.

\"Në rast se ka fletëarrest ndërkombëtar dhe ai është në Kosovë, do të arrestohet. Asgjë më tepër nuk dua të shtoj\", ka theksuar ministri Rexhepi.

Mediat boshnjake edhe sot kanë vijuar me storjet dhe shkrimet speciale lidhur me biznesmenin kontravers Naser Kelmendi, ndaj të cilët është shpallur fletëarrest ndërkombëtar.

Kelmendi që është akuzuar si \"narko - bossi\" i rajonit, është përfshirë edhe në listën e zezë amerikane.

Mediat sarajevase sot kanë vazhduar me spekulimet e tyre se i shumëkërkuari ndodhet i strehuar në Kosovë dhe se rruga \"Adem Jashari\" në qendër të Pejës është një zonë e ndaluar që mundëson kalimin dhe lëvizjen vetëm të familjes Kelmendi.

Por, këto pohime vazhdimisht janë hedhur poshtë nga Naser Kelmendi dhe avokatët e tij, duke u vlerësuar ai si një biznesmen dhe investitorë i suksesshëm në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)