14 Maj 2024

Rexhepi: Luftimi i trafikimit me qenie njerëzore prioritet i qeverisë

Tiranë, 6 nëntor - Në sesionin e dytë të Forumit të ministrave të Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme që po mbahet në Tiranë, i  organizuar nga Bashkimi Evropian, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, prezantoi tre temat të cilët janë ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si luftimi i trafikimit me qenie njerëzore, luftimi i trafikimit me armë dhe procesi i liberalizimit të vizave.

“Luftimi i trafikimit me qenie njerëzore, si një nga veprat më mizore të krimit të organizuar është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Misioni dhe synimi ynë është hetimi efikas i të gjitha rasteve të trafikimit me qenie njerëzore, arrestimi i individëve apo grupeve kriminale të krimit të organizuar që merren me trafikimin me njerëz dhe që kanë shtrirje të aktiviteteve kriminale brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, theksoi ministri Rexhepi.

Ministri Rexhepi pra të pranishmëve vuri në dukje se Kosova ka ndërtuar kornizën ligjore e cila adreson luftimin e këtij lloji të krimit të organizuar përmes Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale dhe Strategjisë Nacionale Kundër Trafikimit me Qeniet Njerëzore 2011-2014.

Qeveria e Kosovës do të plotësoj këtë kornizë duke e hartuar edhe një ligj të veçantë kundër trafikimit me qenie njerëzore në vitin 2013. 

Duke folur për trafikimin me armë, ministri Rexhepi theksoi se kontrolli i Armëve të Vogla konsiderohet si një çështje serioze dhe nga viti 2008 është bërë përpjekje serioze për të kontrolluar armët e vogla dhe të lehta, sipas standardeve të OKB-së, BE-së dhe OSBE-së.

Kosova është vazhdimisht duke punuar në zbatimin e strategjisë për kontrollin dhe grumbullimin e Armëve të Vogla, duke përfshirë planin e veprimit i cili përbëhet nga 11 fusha funksionale.

Ministri Rexhepi gjithashtu diskutoi edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, duke vënë theksin se Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor të cilët ende nuk e gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza në shtetet anëtarë të zonës Schengen.

Më 15 shtator Qeveria e Kosovës ka dërguar në Komisionin Evropian Raportin e Gatishmërisë për Zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave me BE-në.

Gjatë muajit tetor është organizuar edhe Misioni Vlerësues për Liberalizim të Vizave,  Raporti  i të cilit do të publikohet në mes të muajit dhjetor 2012.

Forumi i ministrave të Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme, ka miratuar një deklaratë të përbashkët me qëllim të luftimit të trafikimit armëve të zjarrit dhe municionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)