25 Dhjetor 2024

Rexhepi: Kosova i largon vet strukturat paralele nga Veriu

Prishtinë, 26 gusht - Porosia e kancelares gjermane Angela Merkel, drejtuar Serbisë për heqjen e strukturave paralele është kundërshtuar nga Beogradi, por Kosova thekson se do t`i largoj vetë paralelët nga ajo pjesë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se janë të vendosur që të shpërbëjnë çdo strukturë ilegale serbe në Kosovë.

“Natyrisht që do ta bëjë, unë e di që ata nuk dëshirojnë ta ndërmarrin këtë veprim, dhe ato do të shpërbehen jo vetëm strukturat paralele të komunave por do të shpërbehen edhe strukturat ilegale të Serbisë, por dua ta jap një mesazh kjo nuk është kundër atyre që punojnë në atë pjesë në kohën kur do ta bëjmë organizimin e zgjedhjeve bashkë me ministrinë e pushtetit lokal, atëherë do ti kemi përfaqësuesit legal”, shprehet i vendosur Rexhepi.

Ai po ashtu thotë se është detyrim kushtetues që Kosova të shtrijë autoritetin në gjithë vendin, dhe kjo çështje sipas Rexhepit nuk do të ndalet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)