Rexhepi: Kemi modalitete për shuarjen e strukturave paralele
Prishtinë, 4 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi pas prezentimit të Raportit vjetor të punës së Policisë së Kosovës, deklaroi se në bisedimet e ardhshme me Serbinë, institucionet e Kosovës do të propozojnë modalitetet për shuarjen e strukturave paralele në veri.
Në atë pjesë të vendin sipas tij mund të priten tensione përderisa ka struktura kriminale të cilat duan të mbrojnë interesat e veta.
Ministri Rexhepi tha se nëse me dialog do të vijë deri të normalizimi i situatës në veri të vendit atëherë është e pritur që të këtë tensione sepse grupet kriminale duan që ti ruajnë interesat e veta atje.
Sipas tij është interes i Kosovës dhe Serbisë që të shkohet drejt normalizimit të raporteve.
Ministri Rexhepi bëri të ditur, poashtu, se MPB-ja tashmë ka shpallur tender të ri për prodhimin e pasaportave biometrike, pas shkëputjes së kontratës me kompaninë austriake OESD.
Ndryshe, Raporti vjetor i punës së Policisë së Kosovës për vitin 2012 u vlerësua lartë si nga ministri Rexhepi ashtu edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni.