Rexhepi ka refuzuar kërkesën e Vulinit për të vizituar Gjakovën
Prishtinë, 6 janar - Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se lidhur me kërkesën e Aleksander Vulin për të vizituar Republikën e Kosovës, përkatësisht komunat e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Graqanicës, se Ministri, Bajram Rexhepi, ka marrë vendim për të refuzuar vizitën e Vulin në komunën e Gjakovës, e paraparë për datë 6 dhe 7 janar 2014.
Ministria e Punëve të Brendshme siguron gjithë qytetarët e vendit se çdo vendim për lejimin apo mos lejimin e vizitave të tilla merret me përgjegjësi shtetërore dhe institucionale, duke respektuar legjislacionin në fuçi dhe në përputhje me interesat e qytetarëve të vendit.
Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Brendshme fton autoritetet komunale në Gjakovë të mos krijojnë shqetësime dhe brenga për qytetarët, para se të njihen me realitetin dhe realiteti është se Vulin, i është refuzuar kërkesa dhe nuk do të lejohet të vizitojë komunën e Gjakovës.