25 Dhjetor 2024

Rexhepi ka paralajmëruar deputetët e Vetëvendosjes

Prishtinë, 22 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se deputetët e lëvizjes Vetëvendosjes do të arrestohen nëse vërtetohet që kanë marrë pjesë në aksionin e djeshëm ku rrokullisën një kamion me mallra serbe. 

Ndërsa sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka konfirmuar pjesëmarrjen e aktivistëve të kësaj lëvizjeje në aksionin e djeshëm, ku u përmbys mauna me mallra serbe.

Glauk Konjufca dhe Liburn Aliu janë dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që mund të ballafaqohen me arrestim pas paralajmërimit të ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi.

Konfirmimi nga vetë lëvizja tregon se ato nuk i tremben arrestimit.

“Si në të gjitha aktivitetet tona, ka pasur edhe deputetë prezentë. Ata janë të pandashëm prej aktivistëve dhe popullit të Kosovës. Aty kanë qenë Glauk Konjufca dhe Liburn Aliu”, ka thënë Molliqaj.

Ai e ka vlerësuar shqetësuese deklaratën e ministrit Rexhepi, sepse ka thënë se ‘ky ministër i shtetit dhe qeverisë policore’ nuk e ka zellin e njëjtë edhe për deputetët e ministrat që vijnë në veri për të djegur kufirin dhe për të organizuar strukturat paralele serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)