Rexhepi i dorëzon detyrën e ministrit, Skender Hysenit
Prishtinë, 11 dhjetor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u bë dorëzim-pranimi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, me këtë rast, ish ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ia dorëzoi detyrën ministrit të ri të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.
Ish-ministri Rexhepi e njoftoi ministrin Hyseni për punët dhe projektet që janë bërë deri më tani dhe e njoftoi për projektet që janë në vazhdimësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, z. Skënder Hyseni, e falënderoi ish-ministrin Rexhepi për punën e tij dhe konfirmoi perkushtimin për të vazhduar me angazhimet në drejtim të zbatimit dhe sundimit te ligjit.