Rexhepi i dërgoi një letër falënderimi Eurodeputetes Lunachek
Prishtinë, 9 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi i ka dërguar një letër falënderimi raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, znj. Ulrike Lunachek.
Me këtë rast, ministri Rexhepi i është falënderuar për përpjekjet e saj dhe të euro-deputetëve në afrimin e Kosovës më afër me Bashkimin Evropian.
Po ashtu, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i ka shprehur mirënjohjen për punën e znj. Lunachek, si dhe të euro-deputetëve në procesin e Liberalizimit të Vizave me Republikën e Kosovës.