Rexhepi: Gjendja e sigurisë në Mitrvoicë stabile
U vlerësuan pozitivisht hapat që janë ndërmarrë në këtë drejtim dhe u shpreh vendosmëria për që kjo të vazhdoj në mënyrë që të gjithë qytetarët pa dallim etnik të kenë kushte për jetë të qetë.
Në këtë takim, u bisedua edhe për ndarjen e një hapësire për ndërtimin e stacionit rajonal të policisë në Mitrovicë.
Kryetari Kastrati, tha se tashmë propozimi ka kaluar Komitetin për Politikë dhe Financa dhe pritet që kjo të merr përkrahjen edhe nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Ai tha se komuna në kuadër të mundësive do të ndihmoj që policia të ketë kushte sa më të mira për punë.
Në anën tjetër, ministri Rexhepi e ka falënderuar kryetarin Kastrati për angazhimin në krijimin e kushteve normale për punë të pjesëtarëve të policisë në këtë komunë, ku ka pasur probleme me objekte për shkak të rrethanave të pasluftës.
Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për çështjen e bashkëpunimit me policinë, ku pritet që së shpejti Kuvendi Komunal i Mitrovicës të ndajë parcelën për ndërtimin e objektit për Stacionin Regjional të Policisë.
Pas këtij takimi, ministri Rexhepi vizitoi edhe Drejtorinë Regjionale të PK-së në Mitrovicë ku u njoftua për sfidat me të cilat ballafaqohen punonjësit gjatë punës së tyre të përditshme.
Në takimin me udhëheqësit e kësaj Drejtorie u vërtetua se luftimi kundër kontrabandës në këtë rajon është duke u kryer me sukses.
Lidhur me këtë, ministri Rexhepi paralajmëroi edhe fillimin e një hetimi brenda PK-së për identifikimin e zyrtarëve policorë që mund të kenë bashkëpunim me kontrabandistët.
Në fund të kësaj vizite, delegacioni i MPB-së vizitoi edhe lagjen e romëve për tu njoftuar me kushtet dhe jetesën e këtyre banorëve.
Sa i përket lokacionit për ndërtimin e stacionit jugor të policisë, ministri Rexhepi, tha se janë duke pritur vendimin e gjykatës, pasi që hapësira e ndarë nga KK-ja më herët është në kontest pronësor.