Rexhepi e Kindl diskutojn planin e implementimit të marrëveshjes
Prishtinë, 29 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pritur në takim një delegacion të kryesuar nga Andreas Kindl, korrespondent evropian për Politikë dhe Koordinim të Politikës dhe Sigurisë se Jashtme të BE-së dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me planin e implementimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Me këtë rast, Kindl e përgëzoi Qeverinë e Republikës së Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjes dhe theksoi se tashmë është e rëndësishme që palët ti përmbahen planit të përmbushjes së marrëveshjes dhe për këtë do të keni edhe përkrahjen e shtetit gjerman.
Ndërsa, ministri Bajram Rexhepi e njoftoi për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për përmbushjen e kritereve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave
Ministri Rexhepi falënderoi shtetin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme dhe qëndrimin konsistent të shtetit gjerman për përkrahje të vendeve të Ballkanit.