Rexhepi dhe Halbauer diskutojn për sigurin në vend
Prishtinë, 7 mars - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti komandantin e KFOR-it, gjeneral Volker Halbauer, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Rexhepi vlerësoi se trupat e NATO-së në Kosovë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut për sigurinë e përgjithshme në Kosovë.
Ai tha se Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë një bashkëpunim të shkëlqyer dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.
Ndërsa komandanti i KFOR-it, Volker Halbauer, theksoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar për një ambient të qetë dhe të sigurt dhe bashkëpunimi i mirë mes institucioneve të sigurisë në vend do të vazhdojë.