Rexhepi dekoroi zëvendësshefin e Policisë së EULEX-it
Prishtinë, 11 qershor - Me rastin e përfundimit të misionit në Republikën e Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme z. Bajram Rexhepi priti në takim lamtumirës zëvendësshefin e Policisë së EULEX-it, z. Lambert Lukas.
Me këtë rast, ministri Rexhepi në shenjë mirënjohjeje për punën dhe kontributin e dhënë në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit ka ndarë Medaljen për Meritë.
Në ceremoninë e ndarjes së Medaljes për Meritë morën pjesë edhe shefi i EULEX-it, z.Yves de Kermabon, menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, si dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.