Rexhep Selimi kërkon të mos prishet protesta
Prishtinë, 9 janar - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka marrë megafonin duke bërë thirrje që të mos eskalojë situata.
Kujdestarë, kryeni detyrën tuaj. Mos ta prishim protestën, ta bëjmë më madhështore. Mos gjuani gurë, ka thënë Selimi.
Shumë shishe molotovi shihen në oborrin e Qeverisë, përderisa Policia është duke qëndruar në oborr dhe nuk ka intervenuar.
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje po mundohen që të qetësojnë situatën.
Protesta nga lideri i VV-së, Visar Ymeri, është shpallur e përfunduar. Pjesa më e madhe e protestuesve po largohen.