04 Maj 2024

Rexhep Kelmendi dhe Kastriot Kukaj vriten në Pejë

Prishtinë, 13 tetor - Policia e Kosovës përkatësisht stacioni piolicor Pejë  ka njoftuar se mbremë rreth orës 19:35 është informuar, se në rrugën “Weslly Clark “në Pejë ka te shtena me amë zjarri dhe si pasojë ka edhe persona te lenduar nga te shtenat.

Vendit të ngjarjes fillmishtë i është përgjigur patrulla policore e njësitit të sektoreve dhe te njejtit kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ku menjëherë janë alarmuar dhe angazhuar të gjitha njësitet tjera policore për kërkimin e personit apo personave të mundshëmm të dyshuar.

Menjëherë është informuar edhe Prokurori i shtetit, Njësiti i Hetimeve Rajonale, Njësiti Kriminalistik dhe njësitë tjera të nevojshme ne ketë rast dhe është ndërmarrë një operacion policor me permasa më të gjera në kërkim të dyshimtëve.

Sipas hetimeve në vendngjarje mësohet se, deri sa viktimat shtetasit e Kosovës, Rexhep Kelmendi vjeq 51 nga Peja dhe Kastriot Kukaj vjeq 31, kishin qenë në kafiterinë “Ipon“ duke pirë kafe ne rrugën e cekur më lartë,ka arritur një veturë duke lëvizur dhe nga kjo veturë tani per tani nga NN personat është shtënë në drejtim të viktimave.

Viktimat janë transportuar nga qytetarët menjëherë në drejtim të spitalit Rajonal në Pejë dhe nga personeli mjekësor në ketë spital është bërë e ditur se viktima Kelmendi ne ketë qendër spitalore ka arritur pa shenja jete, ndërsa viktima Kukaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore nga plagët e marra, është transportuar për në QKUK Prishtinë, por edhe ky ka ndërruar jetë ne ketë qendër mjekësore.

Bazuar në të dhëna dhe drejtimit të ikjes së mundshme të dyshuarve, njësitet policore kanë arritur që të gjejnë një automjet duke u djegur në vendin e quajtur “Maja e zezë” dhe për të cilin dyshohet se ishte i involvuar (përdorur)në rastin e vrasjes nga personat e dyshimtë.Ky automjet do të ekzaminohet nga ekspertët kriminalistik për të mësuar të dhënat dhe provat tjera të nevojshme.

Me vendim të Prokurorit të shtetit do të bëhet edhe ekzaminimi i trupave të pa jetë në Qendrën e Institutit mjko-ligjjor.

Deri më tani ende nuk kemi persona të mundshëm të dyshuar,por Njësitet perkatëse policore hetuese  në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit, janë duke hetuar në disa pista hetimi për të zbardhur motivin dhe kapur aktorët e ketij krimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)