Rexhë R. nga fshati Ujmir gjendet i vrarë
Klinë, 15 janar - Sot rreth orës 03:57 Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Klinë,është njoftuar përmes telefonit, se në afërsi të shkollës së fshatit Ujmir, komuna Klinë gjendet një person i shtrirë në tokë.
Efektivet policor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar rastin se personi ishte pa shenja jete.
Policia ka ftuar edhe mjekun kujdestar i cili në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e shtetasit të Kosovës Rexhë R. i moshës rreth vjeç 46, nga fshati Ujmir,i cili në dukje sipërfaqësore ishte i qëlluar me armë zjarri në pjesën e epërme të trupit.
Njësitet përkatëse të hetimeve në nivel lokal dhe rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes,dhe lidhur me rast është njoftuar edhe Prokurori i çështjes,me mbikëqyrjen e të cilit është bërë edhe këqyrja e vendit të ngjarjes.
Po ashtu hetuesit kanë ndërmarrë edhe veprime tjera operativo hetimore, dhe ne ketë rast kanë intervistuar disa persona dhe familjar të viktimës,njëherit janë në vazhdim të hetimit për të identifikuar dhe kapur kryesin e mundshëm të vrasjes.
Oficerët hetues të këtij rasti intennzivishtë janë duke mbledhur prova dhe dëshmi për të ndriçuar të gjitha rrethanat lidhur me ketë vrasje.