Reporterët pa Kufij dënojnë kërcënimet ndaj gazetarëve
Paris, 11 mars Organizata Reporterët pa Kufij dënon kërcënimet kundër gazetarëve investigativë në Kosovë, muajin e kaluar. Duke përmendur tre raste në gazetat Koha Ditore, Lajm dhe Zëri, organizata thotë se në Kosovë ka një valë kërcënimesh kundër shtypit.
Është e papranueshme dhe shumë shqetësuese që policia dhe autoritetet e gjyqësisë refuzojnë të veprojnë mbi bazën e ankesave të gazetarëve rreth kërcënimeve, thotë organizata me seli në Paris.
U bëjmë thirrje autoriteteve evropiane që përmes misionit të EULEX-it, menjëherë ta adresojnë këtë kulturë të pandëshkueshmërisë, thonë \"Reporterët pa Kufij\".
Më tej, organizata i kritikon organet e rendit për mosefikasitetin e tyre në zbulimin e kërcënimeve ndaj gazetarëve.
Ne nuk mund të pranojmë që hetimet e policisë nuk rezultojnë gjithmonë me sukses për identifikimin e kërcënuesit, por është tmerruese kur shihen zyrtarët që bëjnë çmos për t\'i pamundësuar mediat nga të drejtat legjitime të tyre, thuhet në reagim. Nëse Qeveria e Kosovës vërtet dëshiron t\'i bashkangjitet Bashkimit Evropian, ajo duhet të sigurojë respekt për të drejtën e mediave që t\'i hetojnë të gjitha fushat e ekonomisë, sidomos kompanitë publike, të cilat menaxhohen dhe kontrollohen nga shtetit, përfundon reagimi i organizatës Reporterët pa Kufij.