27 Prill 2024

Remzi Hasanaj shpallet fajtor për vrasje

Mitrovicë, 1 gusht - Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, më 30 korrik 2013 ka shpallur Remzi Hasanajn fajtor për akuzën për vrasje dhe e ka dënuar atë me tetë vjet burgim.

Gjykata e ka shqyrtuar vetëm akuzën për vrasje, në bazë të vendimit të Gjykatës së Apelit të datës 26 mars 2013 me të cilin ishte urdhëruar rigjykimi lidhur me këtë pikë të akuzës, pas parashtrimit të ankesës nga mbrojtja.

Gjykata kishte gjetur se i pandehuri më 18 nëntor 2010, rreth orës 10:45, në vendin e quajtur Ura e Gjakut në Mitrovicë e kishte privuar nga jeta Musa Durmishin, duke e sulmuar dhe goditur atë me një thikë tetë herë në pjesë të ndryshme të trupit. Viktima kishte vdekur rrugës për në klinikën e Mitrovicës.

Po ashtu, gjykata ia shqiptoi një dënim të përgjithshëm me burgim prej 8 vjet e tre muaj, i cili e përfshin këtë dënim dhe një dënim tjetër në kohëzgjatje prej një viti të shqiptuar kundër të pandehurit me vendimin e Gjykatës së Apelit për posedim të paautorizuar të armëve. 

Në një aktvendim të veçantë, Gjykata vendosi që ta anulojë masën e paraburgimit dhe kundër të pandehurit ta caktojë masën e arrestit shtëpiak deri kur vendimi të merr formën e prerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)