Reinhardt: Kosova duhet ta ketë ushtrinë
Ai ka treguar se Republikës së Kosovës i duhet një forcë e vogël mbrojtëse, e cila duhet të jetë në përputhje të nevojave të shoqërisë.
Sipas Reinhardtit, trajnimet profesionale që FSK-ja i ka mbajtur me forcat e NATO-s kanë treguar se kjo forcë i plotëson të gjitha kushtet të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës, raporton Epoka e Re.
I pyetur nëse edhe 15 vjet pas çlirimit është i nevojshëm qëndrimi i trupave të NATO-së në Kosovë, ai ka thënë se po të pyetej personalisht, KFOR-i do të largohej nga ky vend.
KFOR-i nuk është më i nevojshëm pasi Kosova nuk është e rrezikuar. Kanë mjaftuar 15 vjet që edhe ju ti merrni përgjegjësit. Por ky është vendim politik. Politika këtu e ka kërkuar prezencën e mëtejme të KFOR-it, ka thënë Reinhardt.