15 Janar 2025

Regjistrimi i diasporës zgjatet edhe për një vit

Prishtinë, 21 maj - Dje me kërkesë të Ministrit të Diasporës, Valon Murati, Kabineti i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka marrë vendimin që procesi i hartimit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës të zgjatet edhe për një vit shtesë.

Kjo vjen si rezultat i rishikimit të procesit nga ana e Ministrisë së Diasporës, adresimi i boshllëqeve të krijuara gjatë vitit të kaluar, ashtu që procesi që në Strategjinë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018 është karakterizuar si objektiv strategjik i Republikës së Kosovës, të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për të evituar çfarëdo keqkuptimi, procesi nuk do të ndalet këtë vit, me këtë nuk do të ndalen as aktivitetet që lidhen me këtë proces. Sipas planit të veprimit, procesi i hartimit të regjistrit që  ka filluar në vitin 2013 ishte paraparë të përfundojë në vitin 2016.

Mirëpo, duke dëshiruar që të kemi një rezultat sa më të mirë dhe proces gjithëpërfshirës, Ministria e Diasporës kërkoi zgjatjen e afatit për përfundimin e këtij procesi, gjë që u aprovua nga Kabineti qeveritar.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)