Regjimenti i Mbrojtjes Civile mbajti ushtrimin fushorë -Pranvera 2013
Ushtrimin në të cilin RMC-ja ka angazhuar 209 pjesëtarë, ka filluar me datën 28 maj dhe do të përfundoj më datën 31 maj dhe është duke u zhvilluar në Liqeni e Batllavës.
Qëllimi i këtij ushtrimi është testimi i gatishmërinë, aftësitë reaguese të njësive dhe pjesëtarëve, realizmi i planit vjetor, përgatitja e pjesëtarëve për raste reale të cilat mund të ndodhin në ndërkohë, parapërgatitja për ushtrimin fushorë të Brigadës për Mbështetje Operacionale si dhe ushtrimit fushor në kuadër të FSK-së.
Në terren, aty ku zhvillohej stërvitja e njësive të RMC-së, gjatë ushtrimit ishte kolonel Shaip Haziri, komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civili, i cili tha se ushtrimi është duke u zhvilluar sipas planifikimit dhe direktivave, dhe se Ai si komandanti është jashtëzakonisht i kënaqur me dinamikën e zhvillimit të stërvitjes.
Kolonel Haziri e konsideron privilegj drejtimin dhe komandimin e RMC-së, pikërisht për shkak që pjesëtarët e kësaj njësie operacionale janë të motivuar dhe të gatshëm për të reaguar me sukses edhe në situate reale.
Në ushtrimin Pranvera 2013, Regjimenti i Mbrojtjes Civile ka angazhuar njësitë e saj operacionale për të testuar gatishmërinë, aftësitë reaguese të njësive dhe pjesëtarëve. Sidomos me këtë ushtrim është në stërvitje edhe njësia e sapoformuar e Task Forcës së Kërkim Shpëtimit e cila në këtë ushtrim është përballur me situata të kërkim shpëtimit në ujera dhe në male.
Situatat në të cilat Task Forca është duke kalitur aftësitë e sajë, janë situate të ngjashme në të cilat ajo ka intervenuar në operacione reale gjatë këtij viti, si; në përmbytjet në Istog dhe Klinë, duke mundësuar shpëtimin e jetës së banorëve të rrezikuar.
Stërvitja dhe kalitja, pjesëtarëve të Task Forcës do tu shërbejë për të qenë të suksesshëm në raste të dislokimit jashtë vendit; si në ushtrimet; Shared Resilience në Republikën e Maqedonisë dhe ushtrimin Joint Reaction në Republikën e Shqipërisë, që do të zhvillohen gjatë muajit qershor.
Në ushtrimin e RMC-së, në Batllavë, kompania e Deminimit ka qenë e angazhuar në testimin e aftësive për deminimi dhe eliminim të mjeteve të pashpërthyera në një zonë me materie kimike helmuese e që MKAB-ja është duke u angazhuar për dekontaminim.
Ushtrimi Fushor Pranvera 2013 ngrit gatishmërinë dhe motivin e pjesëtarëve për ti shërbyer vendit në situate reale.