02 Maj 2024

Refuzohen ankesat për rastin e shpërthimit në Sheshin Bill Klinton

Prishtinë, 16 janar - Një Trup gjykues i përbërë prej tre gjykatësve të EULEX-it dhe dy gjykatësve të Kosovës, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, në Gjykatën Supreme ka refuzuar ankesat e paraqitura nga Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi për rastin e ashtuquajtur shpërthimi i bombës në Bulevardin Bill Klinton.

Kjo është hera e dytë që Gjykata Supreme në cilësinë e instancës së shkallës së tretë ka refuzuar ankesat e paraqitura nga këta të pandehur.

Trupi gjykues i ka refuzuar si të pabaza ankesat e paraqitura nga Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi dhe ka mbështetur vendimin e mëparshëm të Gjykatës Supreme, e cila asokohe kishte vepruar si  instancë e shkallës së dytë.

Në atë kohë, Trupi gjykues nga Gjykata Supreme e kishte ndryshuar vendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për dënimin e të pandehurve për vepra penale të vrasjes së rëndë në bashkëpjesëmarrje dhe shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore në bashkëpjesëmarrje.

Rasti ka të bëjë me shpërthimin që kishte ngjarë në katin përdhesë të ndërtesës e cila ndodhet në Bulevardin Bill Klinton, Lagja e Dardanisë në Prishtinë, më 24 shtator 2009.

Nga pasojat e këtij shpërthimi kishin humbur jetën dy persona dhe disa persona ishin lënduar.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it, i Zyrës së Prokurorit të Shtetit të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)