Refuzohen ankesat e 9 të pandehurve për vazhdimin e paraburgimit
Personat në fjalë dyshohen për në serë veprash penale si: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit si dhe ushtrim u kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.
Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit,pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pabazuara, ngase aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë PPRKR.nr.286/2014, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar, se te pandehurit janë involvuar në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohen.
Nisur nga kjo, Gjykata e Apelit konstaton se ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit ndaj tyre, ngase masat e tjera të parapara me ligj, janë të pamjaftueshme për sigurinë e prezencës së të pandehurve në këtë fazë të procedurës.
Njëkohësisht gjykata druan se me shqiptimin e masave tjera, të pandehurit do të mund të iknin ose arratiseshin,të ndikonin në rrjedhën e procedurës, apo të kryenin ose përsëritnin veprat penale për çka dyshohen.