13 Maj 2024

Refuzohen akuzat në rastin për narkotikët

Prishtinë, 23 maj - Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendor në Gjykatën e Qarkut në Prizren më 23 maj 2012 hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër  Shefki Kajserli, Necat Mazrek, Mentor Seferaj dhe Avdullah Ramadanaj. 

Gjykata konstatoi që dosja fillestare e prezantuar nga prokuroria nuk i përmban të gjitha faktet relevante.

Gjithashtu konstaton që informacioni qenësor ka munguar, gjë që ka pamundësuar që trupi gjykues të verifikojë nëse policia ka vepruar sipas rregullave të procedurës penale.  

Kajserli, Seferaj dhe Ramadanaj akuzoheshin për vepër penale të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike.

Mazreku akuzohej për vepër penale të posedimit të paautorizuar të substancave të rrezikshme narkotike dhe posedim, kontroll dhe përdorim të paautorizuar të armëve.

Rasti është ndjekur penalisht nga prokurori vendor i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)