14 Maj 2024

Reduktohet EULEX-i, mbetet vetëm në veri dhe Prishtinë

Prishtinë, 23 maj - Gjyqtarët, prokurorët, hetuesit dhe zyrtarët e tjerë të EULEX-it janë vënë para sfidave personale. Deri më 15 qershor ata duhet të nënshkruajnë kontratat e reja me misionin e BE-së.

Unioni Evropian po aplikon disa politika të reja në raport me shumën e ofruar në kontrata, kritere që kanë bërë që shumë gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesve dhe zyrtarëve të tjerë të misionit t`u afrohen rroga më të vogla.

Sipas gazetës “Koha Ditore”, shkurtimet buxhetore nuk janë zvogëlimi i vetëm që prej 15 qershorit të këtij viti do ta përjetojë misioni më i madh i BE-së.

EULEX-i do të jetë për rreth 40 për qind më i vogël në staf dhe do të ketë prezenca zyrtare vetëm në dy rajone: në veri të Kosovës dhe në Prishtinë.

Deri më tani EULEX-i ka pasur të drejtë të punësojë deri në tre mijë zyrtarë, 1 mijë e 900 ndërkombëtarë dhe 1 mijë e 100 vendas, ndërkaq që prej 15 qershorit do të ketë të drejtë të punësojë për 40 për qind më pak zyrtarë ndërkombëtarë.

Gjithsesi burime të gazetës kanë bërë të ditur se zvogëlimi prej 40 për qind nuk do të ketë këtë të njëjtin efekt në praktikë, pasi misioni asnjëherë nuk i ka arritur shifrat maksimale të stafit ndërkombëtar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)