Realizohet një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Bastisjet janë kryer në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, në disa objekte private dhe në dy zyre të departamentit ligjor të AKP-së, nën dyshimin e bazuar se gjashtë persona të dyshuar kanë kryer veprat penale si në vijim:
· Krim i organizuar,
· Shpëlarje parash,
· Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autorizimit,
· Lëshim i vendimeve të pa ligjshme gjyqësore,
· Nxitje për abuzim të detyrës zyrtare apo autoritetit dhe
· Shmangie nga tatimi.
Njësitet policore gjatë realizmit të bastisjeve në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar: Kompjuter, USB, Pasaporta, CD, Dokumentacion i cili është i dyshuar për pronat të cilat janë nën hetim , Dokumentacione të transfereve bankare si dhe një (1) revole e tipit BERETA.
Të gjitha veprimet policore janë kryer dhe udhëhequr nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe me vendim të prokurorit një person i dyshuar me inicialet (D.E.) është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi që tek i njëjti është konfiskuar një armë.