01 Maj 2024

Realizohet një operacion i gjerë në kryeqytet

Prishtinë, 12 janar - Policia e Kosovës, ka ndërmarrë një operacion policor në qytetin e Prishtinës në rrugën “Regjep Luci” dhe “Fehmi Agani”.

"16 persona janë arrestuar, janë sekuestruar 14 armë të ftohta, 6 thika, 1 boks hekuri, 7 shufra te metalta bejsbolli, 1 elektroshok në formë baterie dhe 2 spray. Këto nga Policia e vendit, në natën mes së shtunës dhe së dielës nëpër lokale të kryeqytetit", thuhet në komunikatën e policisië.


Të dyshuarit janë dërguar në stacion policor për intervistim dhe të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Të dyshuarit janë arrestuar për shkak se dyshohet për posedim të armëve të ftohta posedim te substancave narkotike, për furnizim me pije alkoolike personave nën moshën 18 vjeçare dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin Policisë.

Operacion është zhvilluar me urdhëresë të Gjyqtarit të procedurës paraprakë- Gjykata themelore dhe është zhvilluar në rrugën “Regjep Luci” dhe “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)