14 Maj 2024

Rasti Riza Nura: Dëshmia e Policëve me shumë kundërthënie

Prishtinë, 19 mars -   Në seancën e radhës për rastin e nënshtetasit të Australisë Riza Nura, kanë dëshmuar dy policë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.


 Polici Lulzim Gashi ka rrëfyer ngjarjen se si është arrestuar Riza Nura.  Ai ka thënë se është sulmuar nga Nura gjatë kohës kur është arrestuar dhe ka rezistuar urdhrave të Policisë.
 
Dëshmitari Gashi ka pasur dy alibi gjatë dëshmisë ku avokati i Nurës, Ramiz Krasniqi ka replikuar me dëshmitarin Gashi.
Gashi në fillim ka thënë se Nura e ka goditur, por më vonë ka thënë se e ka goditur në kapelë të Policisë, gjë e cila nga avokati është konsideruar si jo serioze.
 
Më vonë Gashi gjatë dëshmisë më shumë se një orëshe ka pasur një kundërthënie të dytë.
 
Ai ka thënë se është goditur në pjesën e qafës nga Nura ku edhe ka kërkuar ndihmën e mjekut.
 
Kur avokati e pyet se mjeku që e ka kontrolluar a ka qenë mashkull a femër, dëshmitari është përgjigjur se një femër e ka kontrolluar.
 
Mirëpo në raportin mjekësor, kontrollon e Policit Gashi, që pretendon se është goditur nga Nura, e ka nënshkruar një mjek mashkull, gjë të cilën e ka treguar avokati Krasniqi.
 
Krasniqi ka thënë se dëshmitari Gashi mund t’i dallojë gjinitë  dhe sipas tij, dëshmitari nuk është duke e treguar të vërtetën.
Dëshmitari Gashi po ashtu nuk ka arritur të saktësojë se kur është arrestuat Nura, para apo pas kalimit të eskortës së Daciqit, për cka edhe është arrestuar Nura.
 
Ai në fillim ka thënë se është arrestuar para se të kalonte eskorta, ndërsa më vonë ka thënë se pasi ka kaluar eskorta.
Debat i nxehtë në mes palës mbrojtëse dhe Prokurorit Armend Hamiti është zhvilluar edhe për lëndimet që Nura i kishte marr nga Policia, që sipas Nurës i janë shkaktuar gjatë dhe pas arrestimit.
 
Avokati Krasniqi po ashtu për dëshmi ia ka dhënë disa fotografi gjykatëses për t’i treguar plagët që Nura i kishte marr.
Mirëpo të dy dëshmitarët e kanë mohuar se kanë ushtruar dhunë ndaj Nurës.
 
Mirëpo Nura më vonë ka pyetur se si ka mundësi “të lëndohet” dikush vetvetiu.
 
“Si ka mundësi që dikush t’ia thyej  brinjët dhe nofullën vetit”, ka pyetur Nura.
 
Dëshmitari i parë Gashi ka qenë shpesh herë i pa qart gjatë dëshmis së tij, ku edhe kur është pyetur nga avokati i Nurës, prokurori e ka marr në mbrojtje.
 
Ndërsa dëshmitari i dytë Polici Islam Rexhbeqaj ka qenë më kompakt në dëshmin e tij, përvec rastit kur është pyetur se a  është arrestuar Nura para apo pas kalimit të eskortës së Daciqit.
 
Edhe dëshmitari Rexhbeqaj ka dhënë dëshmi më shumë se një orëshe ku është pyetur nga prokurori, avokati dhe gjyqtarja.
Ai ka thënë se Nura ka rezistuar gjatë arrestit të tij dhe nuk e ka përfillur urdhrin e Policisë kur i kanë kërkuar Nurës të futej në veturë pasi ishte plani operativ për sigurinë e kryeministrit të Serbisë Daciq.
 
Nura gjatë pyetjes së tij për dëshmitarin e ka lutur që të tregojë drejt dhe vetëm të vërtetën.
Edhe avokati i ka konsideruar të dy dëshmitarët si jo korrekt për shkak se sipas tij, nuk po e tregojnë ngjarjen ashtu siç ka qenë.
 
Po ashtu dëshmitarët kanë thënë se Nura i ka fyer në gjuhën angleze.
 
Mirëpo Nura ka thënë se e ka sha kryeministrin e Serbisë dhe jo policët e Kosovës.
 
“Unë kam dhënë pare për këtë uniformë dhe ta shaj, kjo nuk është korrekte nga ana e dëshmitarëve”, ka thënë Nura.
 
Avokati ka kërkuar që në seancën e radhës të ftohet si dëshmitari eksperti i mjekësisë Ligjore dr Arsim Gërxhaliu dhe një dëshmitar tjetër që ka qenë i pari që ka kontaktuar me Nurën pasi është rrahur.
 
Seanca e radhës u vendos të mbahet më 31 mars në ora 9. (e.i)/standardi.info/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)