15 Janar 2025

“Rasti Muja” nuk është vendosur akoma

Prishtinë, 13 mars - Gjykata e Apelit dëshiron që të sqaroj  opinionin publik se arsye kryesore që rasti i disa zyrtarëve të lartë komunal të Komunës së  Prizrenit, nuk është vendosur akoma, është bllokada institucionale disa mujore.

Kjo lëndë fillimisht  i është  ndarë në punë një gjyqtari  ndërkombëtar të cilit ndërkohë i ka kaluar mandati . Për shkak se  Këshilli Gjyqësor i  Kosovës nuk ka qenë funksional,  si pasoj e mungesës së koriumit  meqë  anëtaret e KGJK-së i emëron Kuvendi i Kosovës   -  nuk ka mundur të emëroj gjyqtarë të rinj.

Së fundmi KGJK-ja, ka emëruar  disa  gjyqtar ndërkombëtar dhe posa presidentja e Kosovës të bëjë dekretimin e tyre, lënda do t\' i ndahet në punë njërit prej tyre si dhe do të formohet kolegji që do ta shqyrtoj këtë çështje.  Kjo gjë presim te ndodhë shumë shpejt.

Po ashtu ju njoftojmë se ankesat kundër aktgjykimit te shkallës së parë të Gjykatës Themelore të Prizrenit që mban datën 13 mars 2014 me numër P.nr. 171/13, janë pranuar ne Gjykatën e Apelit me 08 korrik 2014 dhe lënda është regjistruar me numrin PAKR 349/14. Lënda është dërguar tek Prokuroria e Apelit për mendim me 09 korrik 2014 dhe na është kthyer në Gjykatën e Apelit me 4 shtator 2014.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)