Rasti Medicus dërgohet për gjykim në Gjykatën e Qarkut
Prishtinë, 3 maj - Një Panel Apeli i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës vendorë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ka konfirmuar aktakuzën kundër pesë të akuzuarve në rastin e ashtuquajtur "Medicus".
Pohohet se veprat penale janë kryer në vitin 2008 në Klinikën Medicus në Prishtinë, ku janë përfshirë viktima nga vende të ndryshme.
Katër të pandehurit do të përballen me akuza të trafikimit të personave me qëllim të heqjes së organeve, si dhe të krimit të organizuar. Tre të pandehur do të përballen me akuzë për ushtrim të paligjshëm të aktiviteteve mjekësore. Dy të pandehur do të përballen me akuzë për shpërdorim të pozitës zyrtare.
Rasti tani do të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Dy të pandehurit tjerë janë në arrati.
Ndjekja penale është duke u bërë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK-së).