29 Dhjetor 2024

Rasti “Kleçka”, Salustro kërkon dënimin e Limajt

Prishtinë, 26 mars - Procesi i gjykimit për rastin “Kleçka” po shkon drejt fundit. Pas vendimit të gjykatësve për mos pranimin e dëshmive të X-it javën që shkoi, këtë javë pritet fjala e fundit e mbrojtjes.

Në letrën gati dy faqe të publikuar në media, fundi i procesit shihet edhe në rreshtat e shkruar nga prokurori italian, Maurizio Salustro, i cili nuk ofron asgjë tjetër, por kërkesës së tij që të dhjetë të akuzuarit në këtë rast, përfshirë edhe deputeti Fatmir Limaj të shpallen fajtor dhe të dënohen.
 
\"Prokuroria beson se kjo provë, e kombinuar edhe me gjithë provat e tjera, që janë lexuar duke u bërë pjesë e procesverbalit të seancës së datës 22 mars 2012, mjaftojnë për të provuar përgjegjësinë penale të të gjithë personave të akuzuar. Për këtë arsye, prokuroria i kërkon kolegjit penal që ti shpall fajtor të gjithë personat e akuzuar për veprat penale me kryerjen e të cilave ata i ngarkon aktakuza dhe t`i ndëshkojë ata në përputhje me ligjin\", ka shkruar Salustro.

Pas pranimit të argumenteve me shkrim nga mbrojtja, kolegji i gjyqtarëve do të shpall vendimin final për këtë rast që u rrëzua ende pa nisur mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)