Rasti "Kleçka" përfundon në shtator
Gjithashtu, pala mbrojtëse ka kërkuar heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Fatmir Limajn dhe të tjerët.
Sot ose nesër trupi gjykues pritet të marrë vendim në lidhje me ketë kërkesë të palës mbrojtëse.
Më 18 korrik pritet të përfundojë administrimi i provave në rastin Kleçka. Po ashtu gjatë kësaj seanca pala mbrojtëse është pajtuar që deklaratat e të akuzuarve në këtë rast të merren si të lexuara.
Kurse, në muajin shtator, trupi gjykues pritet të jep fjalën përfundimtare në rastin Kleçka.
Prokurori Maurizio Salustro ka kërkuar që të angazhohet një ekspert për të bërë një raport të ri, lidhur me gjendjen psikike të ish- dëshmitarit X, tashme të ndjerit Agim Zogaj. Këtë kërkesë të prokurorit e ka kundërshtuar pala mbrojtëse, e cila ka thënë se nuk mund të ndërtohet një raport i ri, pasi tashme është raporti i vjetër, shkruan Epoka e Re.
Seanca e radhës në rastin Kleçka do të mbahet më 16 korrik.