Rasti "Kleçka", dëshmon një tjetër dëshmitar

Pas dëshmisë së ish-shefit të Shërbimit Juridik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, dhe dëshmitarit C, sot në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, konkretisht në Kinemanë ABC1, do të dëshmojë edhe një dëshmitar i mbrojtur i prokurorisë lidhur me rastin Kleçka, në të cilin janë të përshirë ish-komandanti i UÇK-së Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij.
Sipas avokatit të Fatmir Lamaj, Tomë Gashi nga dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur nuk presin asnjë befasi.
Seanca do të mbahet rreth orës 10:00 në sallën e improvizuar në "Kinemanë ABC1", shkruan Epoka e Re.
"Shpresojmë se rigjykimi ndaj Fatmir Limajt do të përfundojë shumë më shpejt sesa që kemi planifikuar", ka thënë Gashi.