Rasti i Kumanovës, dëshmitë flasin për tradhëti
Ishin hapur kanale që lidhnin këto pesë shtëpi njëra me tjetrën. Popullata e zonës e dinte për këtë grup, shkruan sot gazeta \"Koha Ditore\" në vazhdimin e speciales së saj.
Sipas gazetës, natën e aksionit mbi 70 për qind e popullatës ishte evakuuar. Pavarësisht dëmeve materiale dhe shkatërrimit të shtëpive, asnjë civil nuk është lënduar. Vetëm 4 prej grupit e kishin ditur se e gjithë kjo ishte një skenar. Të tjerët kanë qenë vullnetarë.
Një zyrtar i shërbimit maqedonas DBK ka ndikuar shumë tek pjesëtarët shqiptarë të grupit. B. H. ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, , shkruan sot Koha Ditore, në pjesën e tretë të serisë së artikujve mbi provat për incidentin në Kumanovë dhe një komplot për lirimin e të burgosurve në Kosovë.