02 Maj 2024

Rasti i Azem Sylës në Zvicër ende nuk është mbyllur

Bernë, 4 shkurt - Rasti i Azem Sylës, deputetin në Parlamentin e Kosovës vazhdon të jetë në rend dite të organeve të drejtësisë në kantonin e Soloturnit në Zvicër.

“Hetimet penale nuk janë përmbyllur akoma”, ka thënë për gazetën “Solothurner Zeitung” ndihmësprokurorja Sabine Husi.

Sipas saj, hetimet do të marrin edhe më shumë kohë. Bazuar në një denoncim të bërë nga arka e kompensimit e Kantonit të Soloturnit, në mars të vitit 2012 prokuroria e kishte iniciuar ndaj Azem Sylës një hetim penal për mashtrim. Lënda ka të bëjë me të ardhurat plotësuese në vlerë prej rreth 400 mijë frangash, të përfituara pa të drejtë nga Azem Syla.

“Në rastet e veprave të tilla penale, faktet dhe pyetjet e shtruara ligjore janë mjaft komplekse “, ka thënë ndihmësprokurorja e rastit.

Në maj të vitit të kaluar Azem Syla qe detyruar të lëshonte Zvicrën, për arsye se atij i ishte hequr leja e tij e qëndrimit të përhershëm. Ai kishte ushtruar të drejtën e tij për ankesë deri në Gjykatën Federale, por pa sukses.

/Tung.ch/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)