Rasti Dehari, suspendohen katër zyrtarë të Qendrës Korrektuese
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie, Ministria e Drejtësisë.
Në komunikatë është thënë se Inspektorati i kësaj ministrie, \"gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit, edhe pse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale\".
Si pasojë e këtyre neglizhencave, thuhet në komunikatë, \"janë iniciuar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit, të cilëve u është shqiptuar edhe masa e suspendimit si masë paraprake\".