Rast i ri i përdhunimit grupor në Indi
New Delhi, 23 gusht - Pesë persona e kanë dhunuar një fotografe në kryeqytetin financiar indian, Mumbai ka njoftuar policia e këtij vendi të premten.
Ky incident rikthen në vëmendje një sulm të njejtë që ndodhi tetë muaj më parë në Nju Delhi që nxiti protesta masive në këtë shtet.
Incidenti i fundit ndodhi një ditë më parë në një zonë të izlouar të Mumbait ku vajza 23-vjeçare ishte duke e realizuar një reportazh për një revistë në lidhje me ndërtesat e vjetra në këtë zonë së bashku me një koleg të saj mashkull.
Lajmi i është konfirmuar AFP-së nga një oficer policor indian.