06 Maj 2024

Rasmussen sot viziton Kosovën

Prishtinë, 3 korrik - Zyra për informim e KFOR-it ka bërë të ditur se sot, përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të marrin pjesë në konferencën për shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në shtabin kryesor të KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë në orën 14:20.
Këshilli Veri Atlantik është organi më i lartë qeverisës politik i NATO-s. Ai përfaqëson një lidhje esenciale në mes të procesit politik vendimmarrës dhe strukturës ushtarake të NATO-s.

Gjatë vizitës delegacioni do të takohet me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Volker Halbauer dhe me përfaqësuesit kyç të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Ai gjithashtu do të zhvillojë takime me Kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin Agim Çeku dhe Dalibor Jevtic. Kryeministri Thaçi do të marrë pjesë edhe në konferencë për shtyp. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)