Rasmussen sot viziton Kosovën
Prishtinë, 11 korrik - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen, së bashku me një delegacion të Këshillit të NATO-së, sot do të vizitojë Kosovën.
Delegacioni, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, do të takohet me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Erhard Drews dhe me përfaqësuesit kryesorë të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.
Delegacioni, poashtu do të zhvillojë takime me kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendës kryeministrin Slobodan Petrovic.
Këshilli Veri-Atlantik është organi primar në vendimmarrjen politike brenda NATO-s, i cili përbëhet nga 28 përfaqësues të përhershëm të NATO-s nën udhëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen.
Ai i sjell së bashku përfaqësuesit e lartë të secilit shtet anëtar për të diskutuar çështje të politikave apo ato operacionale, të cilat kërkojnë vendime kolektive