Rasmussen: Nuk kam dëgjuar nga Prishtina që FSK do të bëhet ushtri
Bruksel, 8 korrik - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen shprehet se NATO-ja nuk do të zvogëlojë numrin e ushtarëve të saj në Kosovë në misionin e KFOR-it.
Në një intervistë për Kohën Ditore, shefi i NATO-s flet edhe për rëndësinë që ka marrëveshja politike e arritur në Bruksel për përparimin e mëtejmë në Kosovë.
Ai thotë po ashtu se Forca e Sigurisë e Kosovës ka arritur pajtim lidhur me deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës se FSK-ja do të bëhet ushtri e Kosovës, duke thënë se nuk ka dëgjuar deklarata të tilla.
Para së gjithash, më lejoni të nënvizoj se nuk kam dëgjuar deklarata nga autoritetet e Prishtinës të cilat japin indikacione se Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohej në ushtri. Unë do të prisja që kjo Forcë kosovare e sigurisë të vazhdojë të punojë sipas mandatit të saj të tashëm, të mbrojë popullatën civile, të marrë pjesë në ndërhyrje në rastet e katastrofave dhe në këtë aspekt FSK-ja ka ndëtuar kapacitete të vërteta dhe ka arritur progres, ka thënë Rasmussen.