Rasmussen: NATO përkrah dialogun dhe marrëveshjen
Bruksel, 19 prill - NATO përkrah dialogun dhe jemi të gatshëm që të luajmë rolin tonë nëse ka marrëveshje - ka thënë sekretari i Përgjjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen.
Ai shpreeht se alendaca është e gatshme që të luajë rolin e saj në implementimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Ai nuk është përgjigjur në pyetjen nëse Aleanca Veriatlantike do të japë garanci që ushtria e ardhshme e Kosovës nuk do të vendoset në komunat veriore që është edhe kërkesë e palës serbe në bisedime.
Rasmussen ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me Baroneshën Ashton.
BE dhe NATO bashkëpunojnë ngushtë dhe koordinojnë hapat e tyre ka thënë ai.