Rasmussen: NATO përjashton ndarjen e Kosovës
Rasmussen, ka theksuar se të gjithë duhet të kuptojnë se kurrsesi nuk do të ketë ndarje të Kosovës.
Shefi i NATO-s zotohet se Aleanca përmes misionit të KFOR-it në Kosovë do të bëjë çmos për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë.
Duke folur për veriun, sekretari i përgjithshëm i NATO-s angazhohet për një zgjidhje politike, përmes dialogut.
Ai përsërit vërejtjet e tij se EULEX-i nuk ka kapacitete të duhura për të kryer të gjitha detyrat dhe thotë se për këtë NATO-ja dhe BE-ja flasin haptas mes vete.
Rasmussen flet edhe për rolin e Forcave Kosovare të Sigurisë dhe për çështje tjera të lidhura me misionin e KFOR-it në Kosovë.