Rasmussen: Misioni i KFOR-it në Kosovë është një histori suksesi
New York, 26 shtator - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka thënë se misioni i KFOR-it në Kosovë është një histori suksesi dhe se forcat e NATO-s do të ndihmojnë për zbatimin e marrëveshjes politike midis Kosovës dhe Serbisë.
Operacioni ynë në Kosovë është një histori suksesi. Ne filluam aty para shumë vitesh me 15 mijë trupa, tani kemi vetëm 5 mijë. Kjo përfaqëson përmirësimin e rëndësishëm të situatës së sigurisë, tha ai.
Nato dhe KFOR-i sot, konsiderohen si të paanshëm nga të gjitha palët. Ne do ta vazhdojmë praninë tonë përsa kohë që ajo të jetë e nevojshme.
Ai shtoi se NATO-ja do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.
/Zëri i Amerikës/