Rasmussen: KFOR-i nuk reduktohet për shkak të veriut
Bruksel, 4 dhjetor - "NATO mbështet plotësisht procesin politik mes Kosovës e Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian", ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, pas takimit të shefave të diplomacisë së vendeve anëtare.
Ai ka inkurajuar Beogradin dhe Prishtinën, që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të gjetur zgjidhje politike.
Rasmussen ka shfaqur shqetësimin për gjendjen e brishtë në pjesën veriore të Kosovës.
Situta në veri ështe edhe më tej e paqëndrueshme dhe kjo është arsyeja se përse NATO e ka shtyrë vendimin për reduktimin e mëtejm të numrit të pjesëtarëve të KFOR-it". u shpreh Rasmussen.
Rasmussen theksoi se të gjithë ministrat e Jashtëm të NATO-s, kanë shprehur mbështetjen për zgjerimin e aleancës me anëtare të reja.